Në një kohë të tillë pandemie, shteti luan rol kryesor në ndihmë të qytetarëve të cilët nuk kanë mundësi ekonomike, pasi mund të kenë humbur punët e tyre si pasojë e krizës.
Debati i ndihmave vijon të mbetet një nga debatet më të nxehta në opinionin publik, ku maxhoranca thotë se janë ndihmuar mijëra familje, e aktorë të tjerë politikio-socialë thonë të kundërtën. Ndërkohë propaganda nuk mungon, edhe në kohë krize.