Afrim Muçiqi: Sallat E Dasmave Janë Më Të Pastra Sesa 80% E QKMF-Ve Në Kosovë

Këngëtari Afrim Muçiqi në emisionin DPT te Fidani në T7, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij pas vendimeve që kanë marrë deri tash, për masat anti-Covi d.

Muciqi tha se sallat e dasmave në Kosovë janë më të pastra sesa mbi 80% e QKMF-ve në Kosovë.
Tutje, Muciqi tha se ministri dhe kryeministri po gënjehen nga ata që i kanë përreth dhe sallat e dasmave nuk janë burim i infe ktimit me Cov id-19.

“Edhe ministrin edhe kryeministrin po i rrejnë ata që i kanë për rreth. U japin këshilla që s’kanë asnjë bazë. Po dëgjoj analiza e analistë që thonë se burimi i infeksionit mund të jenë sallat e dasmave”, është shprehur Muciqi.

“Salla e dasmës, është keq të themi, por e dinë edhe qytetarët e Kosovës, të gjitha QKMF-të në Kosovë, mbi 80% janë më të papastra sesa sallat e dasmave”, ka thënë Muciqi

Leave a Reply

Your email address will not be published.