AMBASADA GJERMANE HAPI LISTËN PËR CAKTIMIN E TERMINIT PËR VIZA, QYTETARËT ANKOHEN SE NUK FUNKSIONON

Sipas njoftimit të cilën e ka publikuar edhe Telegrafi, në ueb faqen e ambasadës thuhet se kjo listë do të jetë e hapur deri më 15 shkurt 2022 në orën 14:00.

Por pavarësisht këtij lajmërimi të lëshuar dhe lajmit të publikuar, qytetarët po hasin në vështirësi për të hyrë në këtë hapësirë të faqes së Ambasadës dhe për të regjistruar një termin.

Disa qytetarë kanë telefonuar në redaksi të Telegrafit duke treguar se nuk po kanë mundësi që të hyjnë dhe të caktojnë termin, edhe pse në njoftim thuhet se lista për regjistrim të termineve është e hapur.

Leave a Reply

Your email address will not be published.