Arbana Osmani Publikon Foton E Bukur/ Ja Sa Shumë Janë Rritur Dy Djemtë E Saj

Këtë e ka treguar së fundmi dhe Arbana me një postim që ka bërë në Instastory. Duke iu përgjigjur pyetjes së njërit prej ndjekësve, se cila është fotoja e preferuar për këtë vit që po lëmë pas, Arbana i është përgjigjur me një moment ku shihet partneri i saj me Jonin dhe Diellin. “4 Janar 2021” ka shkruar ajo krahas fotos.

Me disa foto dhe video nga shtëpia e fëmijës, Arbana Osmani ka zbuluar nismën e këtij fundviti, të realizuar për t’i ardhur në ndihmë fëmijëve të vegjël në nevojë. Moderatorja ka dërguar atje së bashku me Eduardin, Jonin dhe mbesën, Kenzën shumë kuti dhuratash.

“Këtë mëngjes, në shtëpinë e foshnjes “Hana dhe Rozafa” për të takuar fëmijë të mrekullueshëm që kanë nevojë për dashuri e përqafime çdo ditë”, ka shkruar Arbana.

Leave a Reply

Your email address will not be published.