Arjola u puth në buzë me Ilirin/ Reagon gruaja e tij: Ta dini ju se sa burra kam puthur unë në buzë…

Në fakt puthja në buzë erdhi si pasojë e lojës që “Vëllai i Madh” u kishte dhënë. Ato po aktronin dhe puthja ndodhi pikërisht për këtë arsye, por komentet në rrjet kanë qenë të shumta.

E duket se këto komente kanë shqetësuar më shumë bashkëshorten e Ilirit, Emanuela Morini. Ajo u shpreh sot se nuk e ka shqetësuar aspak kjo puthje mes Ilirit dhe Arjolës.

“Më bënë përshtypje komentet. Arjola është aktore, Iliri balerin por ka punuar si aktor. Një puthje në skenë nuk ka ndonjë problem. Unë jam aktore, ta dini sa burra kam puthur në skenë. Më tepër komentet na vr anë, komentet e liga”, tha Morini.

Leave a Reply

Your email address will not be published.