Është fjala për Beniada Nishanin, e cila është një nga banoret më të pëlqyera për publikun shqiptar, videot e saj me shprehje apo gjeste të ndryshme janë bërë shumë virale në rrjetet sociale, sidomos kur thotë emrat e këngëtarëve shqiptarë.





Ndërkohë “Parfumi” është një nga këngët, të cilat Beniada e këndon më shpesh me autor Sinan Hoxhën.
Mbrëmë këngëtari i njohur ka qenë i ftuar në një nga klubet e Tiranës edhe ka bërë një përshëndetje të veçantë për Beniadën, ai gjithashtu pas mbrëmjes ka dalë në një video duke e përshëndetur Beniadën dhe duke kënduar këngën e famshme.