Beniada Nishani, mori famë të madhe që kur u fut në Big Brother Albania Vip, ku arriti të shkojë deri në finale.
Karakteri i saj dhe pamja fizike, u pëlqye nga një numër i madh i publikut, të cilët shpreheshin se ajo e meritonte ta merrte çmimin e madh, shkruan ORAinfo.
Edhe pse nuk u shpall fituese e Big Brother Vip, Beniada po vazhdon të jetë shumë e ndjekur nga fansat shqiptarë.