Donald Veshaj ka reaguar për herë të parë pas daljes nga “Big Brother VIP”. Ai ka publikuar në Instagram një video falenderuese për të gjithë personat që e kanë votuar.





Donaldi gjithashtu ka vendosur të bëjë një gjest shumë të veçantë, ndonëse nuk e fitoi çmimin e madh. Ai ka thënë se do të ndërtojë 4 shtëpi për njerëzit në nevojë, 2 shtëpi në Shqipëri dhe 2 në Kosovë. Aktori i ka bërë thirrje dhe fituesit, Ilir Shaqirit, që t’i bashkohet nëse dëshiron.
“Unë vërtetë nuk e fitova çmimin e madh, 100 mijë euro por unë kam vendosur që ato 100 mijë euro t’i shtoj nga vetja ime për të ndërtuar 4 shtëpi për njerezit në nevojë, dy shtëpi në Kosovë dhe dy në Shqipëri. 100 mijë euro që do t’i vendos nga vetja ime sepse është më e pakta që mund të bëj për njerëzit që më kanë përkrahur. Patjetër do kisha dëshirë të ftoja dhe fituesin, të cilit i uroj fitoren, që ndoshta të më bashkohet në këtë nismë për këtë komb që na ka mbështetur. Nëse do dhe ti mund të vish me mua”, shprehet Donaldi në video.