Deputetët e Vetëvendosjes në dilema të mëdha për ligjin që lejon martesat e gjinive të njëjt

I njëjti javën e kaluar është miratuar në Komision, dhe i është dorëzuar kuvendit.

Votimi në kuvend i këtij projektligji do të vë në sprovë shumë deputetë, sidomos deputetët e Vetëvendosjes të cilët janë të obliguar të bëjnë shumicën për votim.

Indeksonline ka kontaktuar me disa deputetë të pushtetit dhe se asnjëri nga ta nuk e ka pohuar as mohuar votimin e këtij projektligji.

Me zë të ngrysur, e me plot dilema, shumica e deputetëve të kontaktuar nga Indeksonline janë arsyetuar se nuk e kanë parë ende në detaje se çfarë parasheh ky projekligj, ani pse me 11 janar të këtij viti Qeveria i ka propozuar kuvendit projektligjin që lejon martesat e seksit të njëjt.

“Hala se kom mendu, duhet me e pa mirë saktësisht se çka thotë, e me analizu” ka thënë Ardian Gola.

“Hala se kom pa. Kur e shoh bash du me e pa për çka është fjala” ka thënë Artan Abrashi për Indeksonline.

“Nuk jam i informum që lejon martesën e sekseve të njëjta” ka thënë Besim Muzaqi.

Kur gazetari i Indeksonline fillon të ia lexoj projektligjin, deputeti Muzaqi e ka fikur telefonin.

“Nuk e di. Gjatë qëndrimit tim në seancë do e kuptoni qëndrimin tim karshi kësaj teme” ka thënë Eman Rrahmani.

“Nuk e di a do të jem këtë janë. Deri tani nuk është në agjendë. Për këtë do të ketë debat dhe do i paraqesim secili qëndrimet tona” ka thënë Labinotë Demi-Murtezi

Leave a Reply

Your email address will not be published.