Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim ditën e sotme ku diskutohet ecuria e punës së njësisë speciale antiinformalitet.
Kryeministri Rama paralajmëroi sot se krahas kontratave të punës, do të verifikohet edhe paga e deklaruar dhe stili i jetesës. Lidhur me këtë, kreu i qeverisë u shpreh nuk mund të kesh shtëpi e makina të shtrenjtë, për sa kohë ke një rrogë që nuk i justifikon ato.