Ndonjëherë kur shkon për të vënë vetullat, nxjerr sytë, thotë populli. Banorëve u kanë hyrë ethet e fitores dhe me të drejtë, kanë udhëtuar 4 muaj duke bërë gjëra që ndoshta nuk do kishin dashur ti bënin.





Por ka një fjalë tjetër që thotë se njeriu e nxjerr kokën në momente të këqija, në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një moment të keq por është gjithsesi një situatë ku karakteri i tyre vihet në provë. Kemi një Beniadë që na pëlqen shumë për karakterin e saj, cilësi humane që asnjë nga banorët e tjerë nuk ka shpërfaqur pa ndonjë lloj qëllimi ose interesi për lojën.