Rasti ka ndodhur pasi çifti kishte vendosur të ndahej për shkak të pro blemeve në familje dhe gruaja kishte vendosur të shkojë të familja e saj në Gjakovë, për t’u kthyer më pas sërish gjatë ditës së djeshme. Por këtë herë, siç mëson Sinjali, ajo vetëm e ka lënë foshnjën 4-muajshe në ballkonin e shtëpisë dhe është zhdukur sërish.
Ngjarja është raportuar në Polici nga familjarët e burrit të të dyshuarës, të cilët të shqetësuar kanë kërkuar ndihmë nga Policia. Si rezultat i denoncimit, e dyshuara është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit lidhur me rastin.