- E FUNDIT -Ky është linku ku mund të aplikoni
Është hapur formulari i aplikimit për shtesat prej 100 eurosh për studentët.
Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Këshilli Studentor i UP-së, shkruan lajmi.net.
Komunikata e plotë:
HAPET FORMULARI I APLIKIMIT PËR SUBVENCIONIM TË STUDENTËVE ME 100 EURO
Të nderuar studentë,
Ju informojmë se është hapur formulari i aplikimit në e-kosova për subvencionim të studentëve me nga 100 € në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, të nxjerrë nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Linku për aplikim: https://ekosova.rks-gov.net/Service/32