Erdogan merr vendimin, bllokon ngushticën e Bosforit, nuk lejohen anijet lu ftarake ruse

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka vendosur të bllokojë kalimin e anijeve ruse në ngushticën e Bosforit, me destinacion brigjet e Ukrainës.

Në një kohë kur Moska vijon sulmet ushtarake në përpjekje për të pushtuar Ukrainën, presioni ndaj Ankarasë po rritej nga perëndimi.
Sot qeveri turke i është përgjigjur apelit të Ukrainës për të bllokuar ngushticën e Bosforit dhe Dardaneleve, për kalimin e anijeve luftarake.

Ankaraja kishte “paralajmëruar vendet fqinje që të mos dërgojnë anije luftarake përmes Detit të Zi”, tha të hënën në mbrëmje ministri i Jashtëm Mevlut Cavusoglu.

Leave a Reply

Your email address will not be published.