Erdogan Nxjerr Droniim, Grekët Nuk Mund Të “Bëjnë Gjumin” Pasi Panë ‘Bishën’ E Re Turke

Turqia ka nxjerrë një armë të re, të cilës zor se mund t`i shpëtojë një objektiv në det.

Ajo quhet “Vatoz”, është një minë detare që mund të kontrollohet në distancë dhe lëviz si një peshk i zakonshëm deri tek shënjestra e saj.

Pasi ngjitet tek anija apo nëndetësja që do të godasë, ajo shpërthen duke shkaktuar dëme të jashtëzakonshme.

Ky dron i ri detar ka një shpejtësi rreth 8-9 kilometra në orë dhe mund të lundrojë në mënyrë të pavarur për 12 orë.

Sipas krijuesve të saj, mina “Vatoz” mund të funksionojë edhe për qëllime spiunazhi e dërgon mbrapsht në bazë edhe mesazhe të koduara. Ajo sidoqoftë, ende nuk ka hyrë në përdorim nga forcat ushtarake turke pasi po testohet.

Vatoz ka formën e një peshku raxha, dhe përbëhet nga alumin e titanium.

Ka dy kamera të vendosura në pjesën e përparme, në formën e një syri robotik dhe përmban tre motorë të integruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.