Gold Ag Thotë Se Nuk Ka Publikuar Foto Të Djalit Të Tij Për Ta Ruajtur Nga Mësyshi

Reperi i njohur kosovar, Arian Agushi, i njohur në publik me nofkën Gold Ag, në radio Klan Kosova FM ndër të tjera ka folur edhe për djalin e tij, Guerilin.

Ai tha se deri tani nuk ka pubnlikuar fotografi të të birit pasi është munduar ta ruajë nga mësyshi.

“Në fillim kam dashtë me e rujtë për shkak të mësyshit, nuk është që e kam rujtë prej shokëve dhe familjes, po përderisa del nëpër rrjete sociale e kam ditë që shpërndahet shumë nëpër portale të ndryshme qysh po shpërndahet tash, kështu që u kanë shumë i vogël, edhe tash osht i vogël, por e ka marrë vetën”, ka thënë Gold Ag për radio Klan Kosova FM.

Leave a Reply

Your email address will not be published.