Gruaja tro nditet nga ajo që zbulon brenda mishit që kishte blerë në Pogradec: U frikësuam ndaj e hoqa nga gatimi, ja hodha qenit, ai filloi të villte

Gjen age në mishin e gicit të blerë në dyqan, ballafaqohet me shitësin e dyqanit ai i thotë të shkojë t’i bëj analizat. Pasi ankohet tek Fiksi, menjëherë në bashkëpunim më AKU-në Korçë, dyqanit të mishit në Pogradec i sekuestrohet mishi i gicit i cili ishte pa pullë thertoreje dhe mostra dërgohet për tu analizuar në ISUV.

Në Fiks Fare një zonjë nga Pogradeci, e cila kërkoi të mbetej anonime denoncoi faktin se kishte blerë mish gici në dyqan dhe në të kishte gjetur një age. Ajo thotë që mishin e kishte blerë në një dyqan ku blen gjithmonë, dhe ditën që do e gatuante vuri re agen në mish. “U frikësuam ndaj e hoqa nga gatimi, ja hodha qenit. Qeni filloi të villte”- thotë ajo. Vajta u ballafaqova me shitësin e dyqanit dhe më tha nuk di çfarë të them, shko bëj analizat ku të duash

Leave a Reply

Your email address will not be published.