ILIR SHAQIRI PATRIOT, POR VAJZA NUK JA FLET ASNJË FJALË SHQIP

Balerini Ilir Shaqiri është finalisti i parë i “Big Brother VIP Albania”, lajm ky që ju kumtua mbrëmë gjatë spektaklit të së martes.

Ilir Shaqiri, që po konsiderohet si një nga konkurrentët pretendent për ta fituar çmimin e madh prej 100 mijë euro, ka falenderuar disa herë publikun.

E, një falenderim të përzemërt në Instagram e ka bërë edhe e bija e balerinit, Emili, e cila ka falenderuar të gjithë për votat e dhëna.

Emili, as në këtë postim nuk ka shkruar asnjë fjalë shqip, pasi ajo nuk e di gjuhën e të atit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.