Ilir Shaqiri rrëfen dasmën surprizë dhe i jep përgjigjje të gjitha pyetjeve

Në atë dasmën e beftë, ku Ilir Shaqiri u martua sërish me dashurinë e tij Emanuelën, që vetëm hermetike nuk ishte, që ia pamë të ftuarit e njohur e të panjohur, të cilët me nga një cel në dorë na bënë të gjithëve të pranishëm, që i përjetuam edhe ne momentet më kulminante e u bëmë pjesë e zhurmës që vetëm një artist di të dhurojë, nuk do të thotë që kemi zbuluar gjithë detajet. 

Por kush tha që s’do t’i zbulojmë? As më shumë e as më pak, vetë Iliri na zbulon si e gatoi gjithë atë festë larg syve të dy yjeve të dasmës, Emily-t dhe vetë Emanuelës, me ndihmën e disa bashkëpunëtorëve, që ndezën dritat e asaj dasme në kulm të pranverës. Por, e dimë, e dini, edhe ai e di, që kurioziteti për aventurën e tij, për miqësitë e reja e të vjetra, ngjarjet e para e të papara, për familjen, paratë e fituara, planet është ende në majë, prandaj Ilir Shaqiri u ka kthyer përgjigje të gjitha pyetjeve tuaja. Është një rrëfim për të mos u humbur, i një prej protagonstëve më të rëndësishëm të aktualitetit rozë në Shqipëri, i cili sot arriti të mbledhë më shumë se 200 milionë shikime në Tik Tok nën hashtag-un qe mban emrin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.