Infektologu : Ardhja E Mërgatës E Përke qëson Gjendjen Me Variantin Om Icron

Infektologu Hamdi Ramadani, vlerëson se ardhja e mërgatës do ta përkeqësoj situatën me variantin e ri omicron në vendin tonë. Sipas tij, dy dozat e para të vaksinës janë të pamjaftueshme, andaj duhet të merret edhe doza e tretë.

Ramadani në një prononcim për “Gazeta Blic”, vlerëson se pas ardhjes së mërgatës situata në vendin tonë mund të përkeësohet.

“Çështja e paraqitjes së omikronit në vendin tonë ka qenë e pritur për faktin se tash e një muaj u identifiku omicron dhe pothuajse shumica e vendeve në botë kanë regjistru paraqitjen e tij, pra Kosova nuk ka mundur me i ik. Ardhja e mërgatës e përkeqëson akoma më shumë gjendjen, pra situata në vendin tonë mund të jetë e rëndë”, deklaron Ramadani.

Leave a Reply

Your email address will not be published.