Italia hap 70 mijë vende të reja pune për emigrantët, në listë edhe shqiptarët, ja si mund të aplikoni

Ministria e Brendshme italiane ka bërë të ditur numrin maksimal të lejeve të punës që mund t’u jepen punëtorëve jashtë Bashkimit Evropian, sezonalë dhe josezonalë, si dhe të vetëpunësuarve.

Në një njoftim për mediat MPB-ja italiane bën të ditur vendimin e marrë për kuotën maksimale për këta punëtorë, i cili më parë ishte miratuar më 21 dhj etor 2021, dhe tashmë është publikuar në Gazetën Zyrtare. Ministria thekson se kuota maksimale për vitin 2022 është 69,700 leje pune. “27700 kuota [janë të rezervuara] për punë vartëse josezonale, të vetëpunësuar dhe konvertime”, thekson Ministria, shkruan express.

Leave a Reply

Your email address will not be published.