Anthony Ciccone, 61 vjeç, jetonte në rrugët e Michigan prej shtatë vitesh. Vëllai më i madh i këngëtares milionere, Madonna, duket se së paku këto Krishtlindje do i kalojë në një ambient të ngrohtë.
Shtyp/larg.





Prej kohësh ai ka pasur probleme me alkoolizmin dhe ka akuzuar të motrën se nuk kujdeset për të.
Megjithatë raportohet se tashmë ai është rikthyer në familje dhe po e merr veten. Këtë lajm e bëri të ditur vëllai tjetër, Christopher Ciccone, 57 vjeç.