Kënga “Hana” E Fifit, DJ PM Dhe DJ Dagz Renditet E 27-Ta Në Botë

Kënga “Hana” që u realizua edhe me klip u prit mirë nga fansat e tyre dhe tashmë është kthyer në hit.
Përveç kësaj projekti ka arritur edhe një sukses tjetër të madh, duke u renditur e 27-ta në videot muzikore në të gjithë botën.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Fifi përmes një postimin në InstaStory ku shihet renditja globale e këngëve.

“Hana po çmendet, e 27-ta në listën e trendëve në të gjithë botën. Zoti ju bekoftë të gjithëve”, ka shkruar Fifi sipër postimit.
Ndërkohë, tashmë kënga numëron mbi një milion klikime në kanalin zyrtar në YouTube.

Leave a Reply

Your email address will not be published.