Kështu funksionon “kredia hallall” në Kosovë, këto janë dy bankat që lëshojnë para “pa kamatë”

Kredi pa kamatë”, kjo është motoja e disa prej institucioneve mikrofinanciare në Kosovë që përdorin rregullat islame të bankimit. “Start” është njëra nga to dhe është e pranishme në sektorin mikrofinanciar që nga viti 2002. Lëshon kredi si të gjithë konkurrentët tjerë, por ndryshe nga ta ajo nuk aplikon kamatë për klientët e saj.

Në Kosovë janë vetëm dy institucione financiare që e aplikojnë këtë model, por shumë pak dihet për mënyrën e funksionimit të tyre. Buletini Ekonomik ka hulumtuar rreth funksionimit të këtyre institucioneve, mënyrën se si fitojnë, dhe se a janë të licencuara sipas ligjit.

Nga hulumtimi del se ka paqartësi rreth funksionimit të tyre; mungon baza ligjore e mjaftueshme dhe nuk dihet shumë sesi realizojnë fitim pa e përdorur interesin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.