Kida Shfaqet Plot Stil Nga Pushimet Në Dubai

Dhe nga atje këngëtarja e njohur nuk ka lënë anash postimin e imazheve të ndryshme, në të cilat u shfaq tërë stil.

Edhe në një imazhe që solli së fundi, Orhidea Latifi (emri i vërtetë) shihet e veshur me një këmishë shumëngjyrëshe të cilën e la të zbërthyer, ndërsa e përshtati me sytjena dhe xhinse.

Këngëtarja përfundoi dukjen me një palë taka rozë, aksesor dhe një çantë “Prada” me ngjyrë të bardhë.

Me mbi 1.9 milion ndjekës në llogarinë e saj në Instagram edhe postimi I saj I radhës nuk kaloi pa vëmendje dhe me mijëra pëlqim.
Ndërkaq, kujtojmë që Kida përmbylli një vit jashtëzakonisht të suksesshëm, me shumë projekte dhe koncerte.

Leave a Reply

Your email address will not be published.