KJO ËSHTË FOSHNJA SHQIPTARE ME EMRIN MË TË ÇUDITSHËM NË BOTË, KA HABITUR EDHE GJERMANËT

Ajo ka emrin më të çuditshëm në botë, ose, së paku në Gjermani!
Foshnja me prindër nga Kosova ka marrë emrin e qytetit në të cilin është lindur, Krefeld.

Duke ia shtuar një -a, Krefelda e kanë pagëzuar prindërit refugjatë vajzën e tyre pasi që emri i qytetit është në gjininë mashkullore.

Se si do të ndjehet me këtë emër Krefelda e vogël kur të rritet, pak ka rëndësi.
“Nuk është shaka: Kjo foshnjë quhet Krefelda, ashtu sikurse qyteti Krefeld, ku ajo ka ardhur në jetë, më 16 mars”, shkruan derwesten.de

Leave a Reply

Your email address will not be published.