KUSH ËSHTË VAJZA MISTERIOZE E PËRQAFUAR ME DONALD VESHAJN?

Festa private e organizuar “Post Big Brother VIP” ndryshoi menjëherë ekuilibrat e çiftit që u krijua në shtëpi, me aq sa kemi mundur të mësojmë, Beatrix ka shkuar vonë në festë dhe është larguar vetëm pak minuta pasi kishte mbërritur.

Shkak për këtë duket se është bërë konflikti me të dashurin e saj,por nga ana e tij, Donaldi jo vetëm nuk është shfaqur i mërzitur, por e ka shijuar festën deri në minutën e fundit. Aktori u ngjit në skenë dhe këndoi këngën që i ka dedikuar Bora Zemanin.

Por ajo që nuk u pa as në videot e as në fotot e publikuara në rrjetet sociale është vajza që i rrinte përkrah përgjatë gjithë kohës Donaldit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.