Jakupi tregoi se nuk ka qenë asnjëherë në Serbi dhe se më herët ka qenë në listë të zezë të këtij shteti.
Për futjen e saj në listën e zezë të Serbisë, ajo thotë se nuk e di arsyen.





“Nuk kam qenë asnjëherë, fillimisht nuk kam çfarë lypi atje, edhe me dashtë me shku, një kohë kam qenë në listën e zezë të tyre, ekam marr vesh shumë vonë, nuk e kisha ditë derisa e kam pas një ftesë për një koncert në Preshevë dhe pas një javë dite më thirrën dhe më than që je në listën e zezë, unë nuk e kam ditur sepse s’kam pasur nga ta marrë atë informacion, kur më thirren pas 4 viteve më than që të kanë hequr nga lista e zezë, nuk e di arsyen”, tha ajo.