Medina, Qyteti I Shenjtë Mysliman Renditet I Pari Në Botë Për Sigurinë E Femrave

Qyteti i shenjtë mysliman i Medinës, në Arabinë Saudite është renditur qyteti më i sigurt në botë për udhëtaret femra që udhëtojnë të vetme, raport ky i një kompanie sigurimesh udhëtimi në Mbretërinë e Bashkuar.

InsureMyTrip kreu studimin duke përdorur të dhëna në 65 qytete në një shkallë nga 0 deri në 10. Medina mori një rezultat të përkryer 10/10, duke përmendur këtu se sa të sigurta ndjehen gratë duke ecur vetëm gjatë natës në këtë qytet. Qyteti gjithashtu u rendit i pari për sigurinë dhe mungesën e sulmeve ndaj grave.Chiang Mai i Tajlandës u rendit i dyti, i ndjekur nga Dubai i Emirateve të Bashkuara Arabe. Johanesburgu i Afrikës së Jugut u rendit i fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.