Menaxheri i “Comodita Home” e bën për spital punëtorin 18 vjeçar, e rrahu dhe i theu dorën se “nuk punoi shpejt”

18-vjeçari me inicialet B.P. dyshohet se është sulmuar fizikisht nga menaxheri i tij në vendin

e punës me arsyetimin se punëtori nuk është duke punuar me shpejtësinë e duhur.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, duke theksuar se punëtori në fjalë ka pësuar lëndime trupore ku më pas është hospitalizuar në repartin e ortopedisë.

“Me datë 12.01.2022 rreth orës 19:00 në Rr. “Gjergj Sokoli” -Gjakovë, është arrestuar i dyshuari pas një mosmarrëveshje në vend punim me viktimën fillimisht janë ofenduar verbalisht në mes vete, më pastaj i dyshuari e godet me grusht viktimën në kokë duke i shkaktuar lëndime trupore, po ashtu gjatë përleshjes viktima dhe i dyshuari janë rrëzuar në tokë ku viktima ka pësuar lëndime në dorë me ç’rast, si pasojë e lëndimeve është hospitalizuar në repartin e ortopedisë. Pas konsultimit me Prokurorinë e Shtetit i dyshuari mbahet në ndalim policor për 48 orë”, tha Gjurkaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.