Meteorologët Dalin Me Parashikimin E F Rikshëm, Presin Të Thy het Rekordi I.

Disa pjesë të Kalifornisë kanë pasur Krishtlindje të bardha, pasi reshjet e borës kanë ndodhur në zonat malore përreth këtij shteti amerikan.

Në zona tjera të Kalifornisë, ka qenë me reshje shiu dhe bubullima, duke rre zikuar banorët të ballafaqohen me vërshime dhe evakuim të banorëve, transmeton Telegrafi.

Zyrtarë të Universitetit të Kalifornisë, thonë se ekziston mundësia që reshjet e mëdha dhe të pandërprera në zonat malore në Doner Pass në Sierra Nevada, të tejkalojnë rekordin prej 4,6 metra borë që ishte regjistruar në vitin 1970.

Deri më tani këtë muaj janë regjistruar të paktën tri metra, e akoma pritet të ketë reshje gjatë 72 orëve të ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.