Milionerja Antonela: Nuk Më Hyjnë Në Punë 100 Mijë Euro

Antonela ka folur mbrëmjen e sotme mbi debatin me Big Mamën që pasoi me daljen e kësaj të fundit nga shtëpia e Big Brother. Ish konkurrentja e Përputhen tha mes të tjerash se nuk ka nevojë për 100 mijë euro, çmimin e madh që do të marrë fituesi i Big Brother.

“Unë jam natyrë prookuese dhe kështu më ka bërë Zoti. Unë e kam pranuar karakterin tim dhe nuk ka asnjë njeri mbi Tokë që të më ndryshojë. Unë nuk jam këtu për 100 mijë euro pasi fatmirësisht i kam aq. Nuk e them me mburrje.”, tha mes të tjerash Antonela.

Gjatë prime-t të kaluar, Big Mama vendosi të dalë nga shtëpia pasi shpërtheu në ofendime ndaj Antonelës kur kjo e akuzoi se e ka sharë në serbisht. Dalja e saj u shoqërua me reagime të shumta për faktin se përflitej se këngëtarja kishte nënshkruar një kontratë se do të dilte nga shtëpia e famshme pas 3 javësh

Leave a Reply

Your email address will not be published.