MJAFT NA E SHITËT ARBANËN SI SUPERMODELE ME KËMBË KILOMETRIKE”, AKTORJA E NJOHUR KA NJË MESAZH TË QARTË

Thua Big Brother, thua Arbana Osmani.

Dy herë në javë, 3-4 orë transmetim live, cdo spektakël një veshje më vete: këpucët, flokët, fustanet impenjim i madh, padyshim cdo gjë në rregull, po mos të ishte për atë dreq panoramike të kamerës nga poshtë-lart.
Pse mor vlla na e prishni imazhin e Arbanës dhe doni të na “shisni” me patjetër “yje me sallam”? Lërini more gjunjtë dhe këmbët për modelet shalgjata, na e lini rehat Arbanën.

Nuk e dimë kush e vesh Arbanën për Big Brother Albania VIP por mjaaaaft ju lutem, mjaft na e shitët si supermodele me këmbë kilometrike ndoshta bota e televizionit ka “avazet” e veta, por fundja “avazet” i ndërtojnë njerëzit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.