Modeli brazilian, Arthur O Urso, vendosi të martohej me nëntë gra në një martesë kolektive për të festuar “dashurinë e lirë”.
Sipas medieve të huaja, dasma u zhvillua në një kishë katolike në qytetin e Sao Paulos.
Arthur ishte më herët i mar tuar vetëm me Luana Kazaki, derisa dyshja tashmë kanë kaluar së bashku muajin e mjaltit.
Megjithatë, ata vendosën të zyrtarizojnë martesën me nëntë gra të tjera për të festuar ‘dashurinë e lirë’ dhe për të protestuar kundër monogamisë.