Pasi mjeteve u mbaroi karburanti, ata shkuan për të kërkuar naftë në zyrat e policisë në Shevchenkove të Kharkivit.
Mendonin se policia lokale në këtë qytet lindor të Ukrainës kontrollohej prej rusëve. Në fakt informacionin e kishin gabim. Posta e policisë ishte vënë nën kontrollin e ushtrisë të Ukrainës.





“Na duhet pak naftë“, ishin fjalët e ushtarëve rusë. Në vend të lëndës djegëse, morën prangat në duar.