Mot I Ftohtë Edhe Sot, Temperaturat Deri Në -8 Gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të kemi mot të ftohtë.

Mëngjesi do të jetë i ftohtë, me ngrica dhe me mjegull.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -8 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Meteorologët parashikojnë se do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.