Moti Për Këtë Vikend Dhe Ditët Në Vazhdim: Kur Do Të Kthehen Reshjet E Borës?

Ditën e diel do të ketë shtim të vranësirave, që më vonë japin kushte edhe për riga lokale shiu. Vranësirat mbesin dominuese edhe ditën e hënë, e në mbrëmje me reshje lokale shiu në perëndim të vendit. Pas mesnate, mëngjesin e së martës kalimi i një fronti të ftohtë sjell ndryshim të situatës meteorologjike, me rënie të temperaturave e reshjet e shiut edhe shndërrohen në reshje bore, por që deri në mesditë pushojnë. Të mërkurën do të ketë edhe intervale me diell, e më vonë vranësira.

Qarkullimi më i mirë ajror orëve të pasdites, në ditë vijuese, mund të mbajë ndotësit ajror më të shpërndarë, e indeksi i cilësisë së ajrit të kaloj në vlera të pranueshme, mirëpo orëve të mbrëmjes nën dominimin e qetësisë, vende-vende ndotësit mbeten pranë sipërfaqes, e indeksi kalon edhe në vlera të dobëta e shumë të dobëta.

Leave a Reply

Your email address will not be published.