Motrat Libohova Nuk Flasin Prej Vitesh, Ja Kush I Bashkoi

Nuk flasin prej vitesh, motrat Libohova i bashkon një festë dhe kështu reaguan.

Irma dhe Eranda nuk ndiqen në Instagram dhe madje edhe “like” apo pëlqimi i fundit që i kanë dhënë njëra-tjetrës është para tre vitesh, në gusht të 2018.

Eranda u dekorua me çmimin “Mjeshtër i Madh” dhe këtë ngjarje shumë të rëndësishme e festoi me miqtë dhe të afërm të zemrës, por mungesa e motrës së madhe, Irmës u vu re më shumë se prania e të tjerëve.

Por mbrëmjen e djeshme, një festë fundviti ka bashkuar motrat pas kaq kohësh në të njetin ambient edhe pse nuk janë parë në asnjë moment pranë njëra tjetrës, as në këngë dhe as në festim

Leave a Reply

Your email address will not be published.