Shumë produkte të domosdoshme u shtrenjtuan në vitin që lamë pas.
Viti 2021 ishte vit i rënduar për qytetarët e Republikës së Kosovës.





Përveç virusit vdekjeprurës Covid19 ata u përballën edhe me shtrejtimin e produkteve ushqimore.
Agjencia e Statistikave njoftoi në muajin tetor për një ngritje prej 5.7 për qind të çmimeve të konsumit. Ngritja më e lartë e çmimeve u shënua te buka, drithërat, mishi, qumështi, djathi, vaji, vezët, pemët dhe perimet.
Dallimi i çmimeve nga viti 2020 në vitin 2021 vërehet me të madhe, shkruan IneksOnline.