Shqipëria dhe Kosova janë shumë pranë miratimit të marrëveshjes së njohjes së viteve të punës, duke bashkuar periudhat e kontributeve, për personat që punojnë në vendet respektive.





Marrëveshja mes dy vendeve është dërguar për miratim në Parlament, dhe synon që qytetarët e të dy vendeve të mund të marrin pensionin e pleqërisë që iu takon pavarësisht se sa vite kanë punuar në njërin shtet apo në tjetrin.
Në marrëveshje përcaktohet bashkimi i periudhave të sigurimit jo vetëm për pension pleqërie, por edhe për pension familjar apo in.validiteti, me kusht që ato të mos mbivendosen.