Pan demia COV ID-19 bëri që të mbyllen rreth 3 mijë biznese në Kosovë në dy vitet e fundit.
Vetëm në vitin 2021 janë shuar 1,519 biznese.
Sipas ekspertëve të ekonomisë, faktorë të tjerë përveç pandemisë që kanë ndikuar të shuhen një numër kaq i madh i bizneseve, është edhe mungesa e ofertës më të favorshme për të bërë biznes.





Numri më i madh i këtyre bizneseve që janë mbyllur kanë ushtruar veprimtari në sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë, pasuar nga hoteleria dhe akomodimi, si dhe industria përpunuese.