Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë javës së ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, si pasojë e masave të ajrit me presion relativisht të ulët atmosferike.





Në fushat termike do të ketë rritje, sidomos ditën e hënë, ku merkuri në termometër parashihet të arrijë deri në 8 gradë Celsius, derisa temperaturat minimale zbresin deri minus 7 gradë Celsius (ditën e premte).
Të martën vranësirat e dendura që do ta përfshijnë vendin do të krijojnë kushte për reshje bore.