Pas Një Ndërhyrje Kirurgjike, Xeni Largohet Nga Muzika

Këngëtari i mirënjohur i skenës shqiptare, Shkëlzen Jetishi-Xeni, përgjatë viteve ka qenë tejet aktiv në muzikë e prezent në shumë ahengje familjare.

Megjithatë, ai në një postim të fundit të shpërndarë në rrjete sociale njofton fansat se këtë vit do të pushojë dhe do t’i anulojë të gjitha aktivitetet muzikore.

Vendimi i Xenit duket të jetë bërë për shkak të një ndërhyrje kirurgjike që kishte pasur, në konsultim me mjekun.

I njëjti tutje ka falënderuar të gjithë miqtë dhe admiruesit që e kanë ndjekur për këto vite

Leave a Reply

Your email address will not be published.