Plakja është një proces normal dhe i detyrueshëm që prek çdo qelizë të gjallë. Çdo njeri hyn në këtë proces që në moshën 20 vjeçare, ecuria e saj është e ndryshme nga një individ në tjetrin dhe varet nga mënyra e jetesës dhe trashëgimia.





Gjatë rritjes, numri i qelizave që lindin është më i madh se i atyre që vdesin, ndërsa gjatë procesit të plakjes ndodh e kundërta. Një tjetër faktor që ndikon plakjen është dhe sekretimi i hormoneve, i cili me kalimin e moshës ka tendencë te bjerë. Shenjat e plakjes mund të shihen qartë. Ato përfshijnë elementë të tillë si; rënia e flokëve, formimi i qeseve të syve dhe plakja e lëkurës.