Prej disa ditësh e zhdukur, gjendet 16-vjeçarja shqiptare

Është gjetur Eliza Tozaj, 16-vjeçarja nga Vlora, e cila ishte zhdukur nga banesa para disa ditësh. Lajmin e ka konfirmuar edhe mamaja e saj

Është gjetur Eliza Tozaj, 16-vjeçarja nga Vlora, e cila humbi gjurmët nga Vlora mesditën e 14 janarit të këtij viti. Lajmin e ka konfirmuar mamaja e saj. Adoleshentja ishte larguar sapo kishte përfunduar mësimin në shkollë. Nëna e saj tha për ’Pa Gjurmë’ në Reprot Tv një ditë më parë se Eliza ishte lidhur me një djalë më të madh në moshë, lidhje e cila nuk kishte marr dakordësinë e familjes dhe për këtë kishin debatuar. Nëna e saj dyshonte se vajza kishte ikur tek djali me të cilin mesa duket adoleshentja kishte krijuar një raport

Leave a Reply

Your email address will not be published.