Sipas parashikimit të bërë, në zonat bregdetare temperaturat pritet të zbresin deri në -3 ?C, ndërkohë që në zonat malore temperaturat pritet të zbresin deri në -12?C.





Megjithatë vihet re një përmirësim i ndjeshëm në krahasim me ditët që lamë pas dhe temperaturat rekord që solli studia “Elpis” që vinte nga Greqia. Në gjithë vendin u shënuan temperatura me minus, ku më e ulëta ishte -20?C.