Profesionistët shëndetësorë: Kosova drejt fundit të valës së Omicronit

Numri i rasteve ditore me coronavirus gjatë muajit janar shkonte mbi 4 mijë, derisa situatë tjetër kemi gjatë shkurtit.

Sipas infektologut Hamdi Ramadani piku i infektimeve me variantin Omicron në Kosovë ka qenë gjatë janarit.

“Gjatë janarit ishte piku i infeksioneve. Një numër shumë i madh i qytetarëve e kaluan infeksionin duke sjellë rënie të shifrave në muajin pasues”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Ramadani.

Ai thotë se megjithatë vaksinimi me dozën e tretë duhet të vazhdojë dhe respektimi i masave poashtu.

Nga ana tjetër pulmologu Flamur Marku thotë se kjo rënie e shifrave ditore rrjedhimisht ka ndikuar edhe në numrin e personave që kërkojnë shërbime në Klinikën e Pulmologjisë

Leave a Reply

Your email address will not be published.