Putin: Mos Na Vendosni Më Shumë Sanksione, Nuk Kemi Qëllime Të Këqija

Presidenti rus Vladimir Putin u ka kërkuar vendeve fqinje që të normalizojnë marrëdhëniet me Rusinë dhe sanksionet ndaj saj. Gjatë një fjalimi në mediat ruse ai tha se Rusia nuk ka qëllime të këqija ndaj tyre.

Nuk kemi qëllime të këqija ndaj fqinjëve tanë. Unë do t’i këshilloja gjithashtu që të mos e përshkallëzojnë situatën, të mos vendosin asnjë kufizim. Ne i përmbushim të gjitha obligimet tona dhe do të vazhdojmë t’i përmbushim. Ne nuk shohim ndonjë nevojë këtu për të përkeqësuar marrëdhëniet tona. Unë mendoj se të gjithë duhet të mendojnë se si të normalizohen marrëdhëniet, të bashkëpunojnë normalisht dhe të zhvillohen normalisht marrëdhëniet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.