Qeveria e Maqedonisë së Veriut mori vendim që të ndryshojë metodologjinë e përcaktimit të çmimit të derivateve të naftës.





Sipas metodologjisë së re, çmimet do të ndryshojnë në bazë ditore dhe në këtë mënyrë do të shmangen ndryshimet e mëdha të çmimeve.
Po ashtu qeveria shtyp vendosjen e taksës ekologjike për derivate të naftës që ndodhet në procedurë kuvendare.
“E zvogëlojmë TVSH-në nga 18% në 10% për dizellin, benzinën, vajin djegës dhe gaz. Kjo masë do t’i mbrojë shfrytëzuesit dhe do të ketë ndikim te çmimet”, tha Kovaçevski.