Ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari ka thënë se Kosova ka rezerva të grurit për tre deri në gjashtë muaj. Ajo tha se këto konstatime kanë ardhur pas takimeve me mullisët e vendit.





“Në takim me mullisët na kanë siguruar që Kosova ka miell edhe për 3 deri në gjashtë muaj. Madje edhe sot na thanë se Kosova nuk ka nevojë për panik”, ka thënë ajo.
Më tutje ministrja tha se kanë siguruar edhe nga vendet e tjera zotime për furnizim me miell në rast se Kosova mbetet pa rezerva të grurit.